KAÇANIKU-ONLINE
  Hackerat SHhqiptar
 
Hackerat Shqipetar Hakerat shqiptarë në sulm kundër Serbisë BEOGRAD - Hakerat shqiptarë sulmojnë faqet serbe të internetit. Lufta kibernetike mes palëve duket se sapo ka nisur seriozisht, ndërsa një rrjet faqesh të simpatizantëve të muzikës hard rock dhe heavy metal në Serbi janë "eklipsuar" dje nga hakerat e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve, 'Beta', njoftoi dje se faqet e internetit të "Balkan Rock" janë "sulmuar" nga hakerat që kanë vendosur aty një hartë të Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë. Portali, që synon të bashkojë të gjitha grupet e muzikës rock nga Serbia dhe vendet e tjera të ish-federatës jugosllave, është shumë e njohur në rajon. Tashmë në faqen e saj kryesore shfaqet vetëm harta e Shqipërisë së Madhe me të gjitha qendrat kryesore shqiptare. Zyrtarët serbë kanë nxituar të deklarojnë se ky është një sulm i qëllimshëm nga kosovarët, që kërkojnë që Serbia të bindet se Kosova nuk është më territor i saj. Ndërkohë, ata kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Edhe pak kohë më parë, hakerat kosovarë "shkatërruan" faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi. Gjatë tre ditëve të fundit, faqet e internetit të kompanisë kombëtare malazeze "Monetenegro Airlines" dhe të gazetës me tirazhin më të madh në Mal të Zi, "Vijesti", janë manipuluar nga hakerë shqiptarë Hakerët, të cilët prezantohen si "Grupi i hakerëve nga Kosova" dhe "Hakers forever" në webfaqen e kompanisë malazeze të fluturimeve kanë vendosur flamurin shqiptar dhe mesazhe në gjuhën shqipe dhe angleze si: "Shqipëria e Bashkuar", "Qoftë e bekuar toka shqiptare dhe populli i saj, duam bashkimin". E përditshmja "Vijesti", e cila ishte e vetmja që ka shkruajtur për sulmin e hakerëve ishte edhe vetë në shënjestër të tyre. I njëjti grup në webfaqen e gazetës me tirazhin më të madh në Mal të Zi ka vendosur flamurin shqiptar, hartën e Kosovës dhe mesazhin në gjuhën angleze " Jam krenar që jam shqiptar", dhe e tëra kjo shoqërohej me tinguj të muzikës shqiptare. Kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës i "Vijestit", Ljubisha Mitroviq thotë se sulmet e hakerëve nuk kanë prapavijë politike. "Këtë ne e shohim si lojë të hakerëve. Nga kjo nuk ka mbrojtje të qindpërqindtë, asnjë kompani nuk mund të mbrohet nëmënyrë absolute", tha ai. Ndërkaq mjeshtri dhe autori i webfaqes së gazetës Vijesti, Andrej Minevski sqaron se për shkak të moskujdesit të administratorit të faqes, hakerët e kanë të lehtë të kryejën punën e vet. "Në thelb ata nuk kanë bërë asgjë të mençur. Ka qenë fjala për fjalëkalime, përshembull kodi identifikues ka qenë Marko e edhe fjalëkalimi ka qenë Marko". Ekspertët tregojnë se kompanitë malazeze investojnë shumë pak në sigurinë e prezantimeve të tyre në internet. Përveç kësaj policia malaeze nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike që të luftojë këtë lloj kriminaliteti.
 
  Today, there have been 4 visitors (7 hits) on this page!  

  This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free