KAĒANIKU-ONLINE
  BALLINA
 
Fjala Hyrėse

















Hapja e kėsaj Ueb-faqe ėshtė njė dritare e re nė tė cilėn ju mund tė informoheni pėr tė gjitha aktivitetet, tė arriturat, por edhe pėr sfidat me tė cilat pėrballet administrata e komunės sonė.
Pėrmes kėsaj ueb faqeje, ne mundohemi tė inkurajojmė qytetarėt tė pėrcjellin dhe vlerėsojnė punėn tonė dhe njėkohėsisht tė shprehin vėrejtjet dhe sugjerimet e tyre.
Ueb-faqja e komunės, e cila pėrgatitet nga Zyrtari pėr Informim, ėshtė edhe njė urė lidhėse midis administratės komunale dhe qytetarit, si dhe njė qasje e re ku ju mund tė bėheni pjesė e proceseve nė organet vendimmarrėse nė komunėn tonė. Bashkėpunimi juaj na bėn mė tė suksesshėm!

Kryetari, z. Zharku takohet me pėrfaqėsues tė OJQ “Elita”
Zyra E Informimit mė February 02 2010 07:05:54


Kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku, sot nė njė takim njoftues ka takuar pėrfaqėsuesit e OJQ “Elita” me seli nė Viti, z. Ibrahim Sefedini dhe z. Emrush Azemi. Pėrfaqėsuesit e OJQ “Elita” i kanė thėnė kryetarit se kjo organizatė ėshtė partnere implementuese tė Kėshillave Komunale pėr Siguri nė Bashkėsi ndėrsa mbėshtet nga East West Menagment Institut (EWMI) , Instituti amerikan Lindje - Perėndim.

OJQ “Elita” ndihmon komunat ne funksionimin e Kėshillave Komunale pėr Siguri ndėrsa fushė veprimtarinė e saj e shtrin nė komunat Viti, Kaēanik dhe Ferizaj.

Kryetari, z. Zharku ka pėrkrah punėn e tyre ndėrsa u ka thėnė se ju mundė tė shfrytėzoni edhe radion lokale, Radio Kaēanikun pėr tė bėrė prezantime tė ndryshme dhe pėr tė trajtua ēėshtje problemore qė preokupojnė shoqėrinė tonė. Ka shumė ēėshtje tė cilat duhet trajtuar si ēėshtja e nxėnėsve tė padisiplinuar nė shkolla tė mesme, pėrdorimi i substancave narkotike, alkoolit etj. por edhe ēėshtje tjera me tė cilat do tė mundė tė merrej ky Kėshill. Kryetari, z. Zharku duke folur pėr pėrbėrjen e Kėshillave Komunale pėr Siguri nė Bashkėsi, tha se do tė ishte mė mirė sikur kėto Kėshilla tė pėrbėheshin nga anėtarė tė Kuvendit Komunal sepse ata marrin njė kompensim nga Kuvendi ndėrsa deri mė tani nuk ėshtė gjet formė e kompensimit pėr anėtarėt e kėtyre Kėshillave.

Rushan Ceka, drejtor nė Drejtorinė e Shėrbimeve Publike dhe Emergjencė dhe anėtar nė Kėshillin Komunal pėr Siguri nė Bashkėsi tha se ne do tė bėjmė njė Plan Veprimi dhe se harmonishėm sipas Udhėzimit Administrativ Nr. 08 / 2009 tė MPB – 02 / 2009 tė MAPL, do tė mbahen mbledhjet e rregullta tė kėtij Kėshilli.


· Printo
Takohet Kėshilli Organizues pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė
Zyra E Informimit mė February 02 2010 05:37:54


Kėshillin Organizues pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė, sot nė takimin e radhės tė cilin e ka udhėhequr z. Heset Loku, kryetari i Kėshillit ka debatuar pėr aktivitetet qė do tė organizohen pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė, punėt e kryera gjer mė tani si dhe ato qė duhet kryer nė ditėt nė vijim si dhe ka prezantuar aktivitet pėr ditėn e Pavarėsisė.

Aktivitetet:

- Pastrimi i ambientit,

- Stolisja e qytetit,

- Homazhe varrezave tė dėshmorėve,

- Programi festiv pėr fėmijė,

- Ekspozitė me imazhe tė Ditės sė Pavarėsisė,

- Akademi solemne,

- Koncert i madh,

- Turne nė futboll tė vogėl.

Turneu nė futboll tė vogėl do tė fillon sot, ndėrsa finalja do tė zhvillohet nė ditėn e Pavarėsisė.


· Printo
DtaGis Consulting prezanton draftin e PZHK dhe PZHU tė Kaēanikut
Zyra E Informimit mė February 01 2010 09:22:16


Nė sallėn e mbledhjeve nė objektin e administratės komunale nė Kaēanik, sot kompania DataGis Consulting ka bėrė prezantimi i Draftit tė Planit Zhvillimor Komunale dhe Planit Zhvillimor Urban tė Kaēanikut.

Nė kėtė prezantim kanė marr pjesė Grupi punues komunal, Kėshilli i ekspertėve, pėrfaqėsues tė kompanisė “Data GisConsulting” si dhe pėrfaqėsues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor.

Prezantimin e Draftit e ka bėrė z. Hasim Kryeziu, bashkėpunėtor nė kompanin DataGis Consulting.

Drafti pėrmban 5 faza:

- Profili dhe vlerėsimi i gjendjes ekzistuese,

- Vizioni, Parimet dhe Caqet,

- Korniza e Zhvillimit Hapėsinor,

- Strategjia dhe veprimet pėr zbatim dhe

- Dispozitat pėr zbatim.

Nėnkryetari i komunės, z. Heset Loku ka pėrshėndetur kompaninė pėr punėn e bėrė ndėrsa ka bėrė disa vėrejtje qė sipas tij duhet tė pėrmirėsohen. Ai pati vėrejtje nė pėrdorimin e disa termave si psh Kuvendi i Komunės ndėrsa duhet tė jetė Komuna e Kaēanikut, pastaj pėrmenden Bashkėsitė Lokale qė tani mė nuk ekzistojnė pastaj tė zėvendėsohet emėrtimi Asamble komunale me atė Kuvendi i Komunės si dhe disa vėrejtje tjera.

Suzana Goranci, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapėsinor pati vėrejtje nė atė se kompania ėshtė fokusuar shumė nė fazėn e parė, Profilin.

Shpend Agaj nga Instituti pėr Planifikim dhe Hulumtim nė MMPH tha se ky ėshtė njė plan i mirė dhe nuk shumė vėrejtje ndėrsa sa i pėrket fazės sė Profilit ai pati mendimin se elementet e prezantuara janė nė harmoni me detyrėn projektuese e cila i kėrkon kėto tė dhėna.

Nė debat murėn pjesė edhe Skender Kuka dhe Qamil Stagova nga Grupi i ekspertėve si dhe Zekirja Koxha, Avni Krasniqi e Bujar Dullovi nga Grupet punuese tė cilėt prezantuan vėrejtjet e tyre.

Drafti i Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban qė nga nesėr, e martė (02.02.2010) do tė jetė nė diskutim publik pėr qytetarėt pėr 60 ditė.

Njė kopje e Planit si dhe fletorja pėr vėrejtje dhe sugjerime do tė jenė nė objektin e Shtėpisė sė kulturės “Xh. Kurtaj” nė Kaēanik.


· Printo
Mbahet Manifestimi “Flaka e Janarit 2010”
Zyra E Informimit mė January 30 2010 08:16:08


Tė premten pasdite nė Shtėpinė e Kulturės “Xheladin Kurtaj” nė Kaēanik u mbajt manifestimi “Flaka e Janarit 2010”, kushtuar dėshmorėve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, Kadri Zeka, si dhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku, me kėtė rast, nė fjalėn e tij ka thėnė se ėshtė vėshtirė tė flasėsh pėr veprėn madhore tė vėllezėrve Gėrvalla, e cila brumosi shumė tė rinj me idealin atdhetar. Kėta martirė bėnė organizimet e ndryshme duke bashkuar popullin shqiptar nė diasporė, pėr tė qenė njė zė i fuqishėm kundėr regjimit shtypės serbo-sllav dhe duke sensibilizuar opinionin ndėrkombėtar pėr atė qė po ndodhte nė Kosovė, ndėrkaq duke folur pėr veprėn heroike tė dėshmorėve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, kryetari z. Zharku theksoi se kėta martirė me guximin e tyre u bėnė bėrthamė e gueriles shqiptare qė mė vonė do tė triumfonte me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2010” u pėrshkua edhe me njė program kulturo artistik dhe kėngė nga repertori i Jusuf Gėrvallės, ndėrsa u shfaq edhe drama e Jusuf Gėrvallės e titulluar “Procesi”, ku pėrshkruhen procese gjyqėsore qė u montoheshin patriotėve e atdhetarėve shqiptarė nga policia dhe gjykata serbe e instaluar nė Kosovė.


· Printo
Pėrurohet objekti i ri i shkollės fillore ne fshatin Shtrazė
Zyra E Informimit mė January 29 2010 13:31:19


Nė fshatin Shtrazė, sot nė prani tė strukturave udhėheqėse komunale, pėrfaqėsuesve tė shoqatės italiane ALPO, banorėve tė fshatit Shtrazė nxėnėsve e arsimtarėve dhe shumė mysafirėve tė tjerė u bė pėrurimi i objektit tė ri shkollor bashkėfinancuar nga Shoqata italiane Associazione Alleviare la Poverta Onlus (ALPO), Komunės sė Kaēanikut dhe Komunitetit tė fshatit Shtrazė si dhe MASHT-it qė ka siguruar inventarin shkollor.

Shiritin pėrurues e kanė bashkė prerė kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku, pėrfaqėsuesi i shoqatės italiane ALPO, pėrfaqėsuesi i MASHT-it, z. Osman Shahini, drejtori i shkollės, z. Isa Rexha dhe Administratori i fshatit Shtrazė, z. Mustafė Lika.

Me kėtė rast kryetari, z. Zharku ka falėnderuar miqtė Italian pėr ndihmėn e ofruar pėr ndėrtimin e shkollės, ndėrsa ka thėnė se miqtė tanė ndihmuan edhe nė ndėrtimin e shtėpive e shumė shkollave, ambulancave etj. Falė ndihmės suaj kėta fėmijė qė nga sot nuk do tė udhėtojnė me kilometra tė tėra, tani e kanė shkollėn e tyre kėtu.

Kryetari z. Zharku duke falėnderuar miqtė italian pėr ndėrtimin e shkollės si dhe pėr ndihmėn e ofruar vite mė parė pėr ndėrtimin e ambulancės shėndetėsore nė kėtė fshat, ata i nderoi me njė plaket me emblemėn e Komunės sė Kaēanikut.

Nė emėr tė ministrit pėr Arsim, z. Enver Hoxhaj, ka pėrshėndetur z. Osman Shahini duke shpreh bindjen e tij se ky kontribut i miqve tanė Italian do tė ēmohet nga nxėnėsit, arsimtarėt dhe banorėt e fshatit Shtrazė.

Pėrfaqėsues tė shoqatės italiane ALPO duke shpreh kėnaqėsinė pėr realizimin e kėtij projekti u shprehėn se pėr tu bėrė kjo punė nuk ishte edhe aq lehtė. Ata u shprehėn tė gatshėm se do vazhdojnė tė ndihmojnė vendin tonė.

Nė kėtė manifestim pėrurues ka fol edhe drejtori i Shkollės Fillore “Dituria” nė Ivajė, z. Isa Rexha si dhe Administratori i fshatit Shtrazė, z. Mustafė Lika. Z. Lika, nė emėr tė fshatit Shtrazė ka nderuar me Mirėnjohje pėrfaqėsuesit e shoqatės ALPO si dhe tė tjerė qė kontribuuan nė ndėrtimin e shkollės.

Shkolla fillore nė Shtrazė ėshtė paralele e ndarė e shkollės sė Ivajės ndėrsa ka afro 60 nxėnės nga klasa e parė deri ėn tė shtatėn.

Pėr ndėrtimin e shkollės, Komuna e Kaēanikut ka investuar 20 mijė euro nga buxheti i komunės.


· Printo
Kryetari i Komunės, z. Zharku vizitoi QEAP “Agimi”
Zyra E Informimit mė January 28 2010 08:01:27


Kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku, sot ka vizituar Qendrėn e Edukimit dhe Arsimimit Parashkollor ”Agimi” nė Kaēanik, pasi qė paraprakisht pati njė takim me disa nėna tė cilat shprehėn shqetėsimin e tyre pėr qėndrimin e fėmijėve tė tyre nė kushte jo tė mira nė kėtė institucion.

Kryetari, z. Zharku ka kontaktua personelin e kėtij institucioni ndėrsa nga ajo ēfarė ka parė, ka konstatuar se nė kėtė qendėr tė edukimit ka vend pėr pėrmirėsime por nė realitet gjendja ėshtė e mirė, prandaj shqetėsimet e nėnave ishin tė paqėndrueshme.


· Printo
Kuvendi i Komunės mbajti mbledhjen e parė tė rregullt
Zyra E Informimit mė January 27 2010 08:19:46


Kuvendi i komunės, sot ka mbajt mbledhjen e parė tė rregullt pėr vitin 2010 tė cilėn e ka udhėhequr z. Xhelal Gashi, kryesues i Kuvendit ndėrsa ka marr pjesė edhe kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku.

Kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku, nė fillim tė takimit njoftoi anėtarėt e Kuvendit me Vendimin e tij pėr emėrimin e drejtorėve tė drejtorive.

Misim Sopa ėshtė emėrua drejtor i Drejtorisė pėr Shėndetėsi dhe Mirėqenie Sociale, Fikri Vėrbani, drejtor nė Drejtorinė pėr Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Azem Guri, drejtor nė Drejtorinė pėr Arsim e Kulturė, Rushan Ceka, drejtor nė drejtorinė e Emergjencės dhe Shėrbimeve Publike, Bekim Troni, drejtor nė drejtorinė e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes sė Mjedisit, Nuhi Provoliu, drejtor nė Drejtorinė e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisė dhe Jeton Topalli, drejtor nė Drejtorinė e Administratės sė Pėrgjithshme.

Kuvendi i Komunės duke debatuar pėr pikėn e parė tė rendit tė ditės, miratoi Propozim Vendimin pėr planifikimin e mbledhjeve tė Kuvendit duke u bazuar nė Ligjin pėr Vetėqeverisjen lokale dhe Statutit tė Komunės ku sipas kėtij Propozim Vendimi, Kuvendi gjatė vitit 2010 do tė mban minimum 10 mbledhje tė rregullta ndėrsa mundė tė mbajė edhe mbledhje tjera tė rregullta mė shumė se minimumi i paraparė.

Kuvendi nė vazhdim tė seancės ka marr vendim pėr formimin e Komitetit pėr Politik e Financa prej 7 anėtarėve:

Xhelal Gashi, kryesues i Kuvendit (PDK), Zekirja Loku, (PDK), Arbnora Sallahu, (PDK), Kemal Murseli (PDK), Shukri Luta (AAK), Shyqeri Luzha (AAK) dhe Daut Rudi (LDK). Kuvendi po ashtu nė seancėn e sotme ka marr vendim dhe ka formuar edhe Komitetin pėr Komunitete prej 5 anėtarėsh, 3 anėtarė nga pėrbėrja e Kuvendit tė Komunės dhe 2 anėtarė nga Shoqėria Civile.

Komitetin pėr Komuniteti do ta pėrbėjnė Rami Ēaka (AAK), Ibrahim Hoxha (LDK), Sherife Troni (AKR) dhe do tė plotėsohet edhe me dy anėtarė nga Shoqėria Civile. Nė seancėn e sotme Kuvendi i komunės ka miratuar edhe Programin e Punės se Ekzekutivit tė Komunės pėr vitin 2010.


· Printo
Kėshilli Organizues pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė mbajti takimin e radhės
Zyra E Informimit mė January 26 2010 08:00:39


Kėshillin Organizues pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė, sot nė takimin e radhės tė cilin e ka udhėhequr z. Heset Loku, kryetari i Kėshillit ka debatuar pėr aktivitetet qė do tė organizohen pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė si dhe ndarjen e detyrave dhe marrjen e obligimeve nga anėtarėt e Kėshillit.

Pastrimi i ambientit do t’iu prinė aktiviteteve tjera e pastaj do tė bėhet stolisja e qytetit si dhe hapėsira tjera si nė hyrje tė qytetit nė dy anėt e murit, tek ura e Konakut, varrezat e dėshmorėve dhe te ura e Gurit Shpuem.

Nė takim u diskutuan edhe organizimi i Turneut nė futboll tė vogėl dhe organizimi i Koncertit tė madh qė sigurisht do tė prezantohen artistė tė njohur nga estrada. Nė takim u diskutuan edhe ēėshtje tjera rreth kremtimit tė 17 Shkurtit – Ditės sė Pavarėsisė.


· Printo
Formohet Kėshilli Organizues pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė
Zyra E Informimit mė January 22 2010 07:23:18


Kryetari i komunės, z. Xhabir Zharku ka formua Kėshillin Organizues pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė, nėn pėrkujdesen e tė cilit mbahet ky eveniment.

Kėshilli Organizues pėrbėhet nga nėnkryetari i komunės, z. Heset Loku, kryetar i Kėshillit dhe drejtorėt e drejtorive komunale tė cilėt janė anėtarė tė Kėshilli.

Nė takimin e organizuar sot, tė udhėhequr nga kryetari i Kėshillit Organizues, z. Heset Loku u shqyrtua Projekt-Propozimi pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė, hartuar nga Drejtoria pėr Arsim e Kulturė, e cila edhe ėshtė bartėse e kėtij aktiviteti. Drejtori i Drejtorisė pėr Arsim e Kulturė, z. Azem Guri ka elaboruar Projekt –Propozimin i cili pėrmban tė gjitha aktivitetet e planifikuar pėr kremtimin e 2 vjetorit tė Pavarėsisė. Anėtarėt e Kėshillit mbėshtetėn Projekt-Propozimin ndėrsa pati edhe propozime tjera tė cilat do tė marrin formėn e prerė nė takimet e radhės sė Kėshillit.


· Printo
Subvencionohet sektori i pemėtarisė nga MBPZHR
Zyra E Informimit mė January 22 2010 06:52:07


Drejtori komunal i Drejtorisė pėr Bujqėsi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, z. Nuhi Provoliu ka njoftuar pėr njė Vendim tė Ministrisė sė bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, pėr subvencionimin e sektorit tė pemėtarisė me fidanė tė mollės.

Sipas drejtorit, z. Provoliu, tė interesuarit mundė tė aplikojnė nė kėtė projekt nė Zyrėn Rajonale tė MBPZHR nė Ferizaj deri mė 05.02.2010.

Tė drejtė pėr aplikim kanė ata tė cilėt mbjellin sipėrfaqe mbi 0,5 – 2 ha nė parcelė bllok ( jo tė ndarė).

Paraprakisht, tė interesuarit mundė tė konsultohen dhe tė marrin informacione pėr mėnyrėn e aplikimit dhe plotėsimin e dokumentacioneve pėr aplikim, nė zyret e Drejtorisė pėr Bujqėsi, Zhvillim Rural dhe Pylltari nė Kaēanik.


· Printo
Kryetari takon z. Oliver McCoy, shef i Zyrės Civile Ndėrkombėtare (ICO)
Zyra E Informimit mė January 20 2010 07:44:31


Kryetai i Komunės, z. Xhabir Zharku, sot nė zyrėn e tij ėshtė takuar me shefin e Zyrės Civile Ndėrkombėtare (ICO) me seli nė Gjilan, z. Oliver McCoy. Mysafiri i ka thėnė kryetarit se desha t’ju takoj juve se shqetėsimet tuaja pėr transferimin e kompetencave nga niveli qendror nė atė lokal tė cilat i shprehėt nė takimin qė patėm bashkė herėn e kaluar, tani mė janė bartur nė zyrėn tonė. Z. McCay i ka thėnė kryetarit se misioni i Zyrės Civile Ndėrkombėtare ėshtė pėrkrahja e komunave dhe eliminimi i strukturave paralele, prandaj ne do tė donim tė bashkėpunojmė ngushtė me komunat sepse aktiviteti i nivelit lokal reflekton nė atė qendror. Shefi, z. McCoy gjithashtu i ka bėrė ftesė kryetarit, z. Zharku qė tė prezanton nė njė takim me kryetarėt e komunave nė tė cilin do tė merr pjesė edhe Peter Feith, ndėrsa takimi pritet tė organizohet kah fundi i muajit shkurt.

Kryetari i komunės, z. Zharku ka falėnderuar z. McCoy pėr vizitė, ndėrsa me kėnaqėsi ka pranuar ftesėn pėr pjesėmarrje nė takim me kryetarėt.

Nė kėtė takim, kryetari, z. Zharku ka njoftuar mysafirin me zhvillimet aktuale nė komunėn e Kaēanikut ndėrsa i ka thėnė atij se me kėnaqėsi ka pranuar veprimet e kryetarit tė komunės sė Shtėrpcės duke shpreh besimin e tij se sė shpejti do tė vendosim marrėdhėnie tė mira nė mes dy komunave tona fqinje.

Kryetari duke folur pėr decentralizimin ka thėnė se asgjė nuk ka ndryshuar nga takimi ynė i fundit. Ne do tė donim qė tė marrim pėrgjegjėsit tona dhe tė jemi nė shėrbim tė qytetarėve.

Kryetari z. Zharku njoftoi mysafirin edhe pėr njė iniciativė tė tij siē e quajti ai disiplinimin institucional qė nėnkupton kryerjen e obligimeve tatimore duke filluar nga shėrbyesit civil dhe kategoritė tjera. Dhe, kjo tani ėshtė patriotizėm institucional ndėrsa kjo nismė tani ka treguar rezultate tė kėnaqshme. Kėto obligime duhet tė i kryejnė edhe gjykatėsit dhe policia sepse sikur ata tė kishin tė kryera obligimet ndaj shtetit, atėherė ata do tė veprojnė mė me pėrgjegjėsi nė punėn e tyre.

Kryetari, me kėtė r rast njofto toi mysafirin edhe pėr Vendimin e Kuvendit tė Komunės pėr shkėputjen e Njėsisė sė ujit nga Kompania Regjionale KRUK “Bifurkacioni” me seli nė Ferizaj. Tani kjo njėsi po vepron shumė mė me efikasitet dhe se ėshtė dyfishuar inkasimi i pagesės sė ujit.

· Printo

 
  Today, there have been 1 visitors (6 hits) on this page!  

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free